Ndërlidhjet

Rusi: Ditë Zie për viktimat e sulmeve vetëvrasëse


Në Rusi sot po mbahet Ditë Zie për viktimat e sulmeve vdekjeprurëse vetëvrasëse me bomba në metron e Moskës.

Zyrtarët thanë se numri i të vrarëve nga sulmet e djeshme arriti në 39 vetë, pasi sot një grua vdiq nga plagët e pësuara.

Nga këto sulme janë plagosur më se 60 vetë.

Sulmet vetëvrasëse me bomba, që sipas autoriteteve ishin bërë nga dy femra, ishin sulmet më vdekjeprurëse në Moskë në gjashtë vitet e fundit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por Shërbimi i sigurisë i Rusisë, i ka fajësuar militantët nga Kaukazi Verior.

Kryeministri Vlladimir Putin, ka premtuar se autorët e sulmeve do të kapen dhe do të “shkatërrohen”.

Komuniteti ndërkombëtar i ka dënuar këto sulme, ndërsa presidenti amerikan, Barak Obama, ato i ka vlerësuar si “sulme rrënqethëse terroriste”.
XS
SM
MD
LG