Ndërlidhjet

Australi: Kapiten Dragani mund t’i dorëzohet Kroacisë


Gjykata Supreme e Australisë e ka anuluar vendimin e Gjykatës Federale, sipas së cilit personi Dragan Vasilkoviq, i njohur si kapiten Dragani, nuk mund të ekstradohet në Kroaci, për shkak se atje nuk do të kishte gjykim të drejtë për shkak të bindjeve politike.

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Supreme të Australisë, zoti Vasilkoviq, duhet t’i dorëzohet Kroacisë, e cila e akuzon atë për krime të luftës, raportojnë mediat kroate.

Kapiten Dragani, 55 vjeçar, është arrestuar në vitin 2006 në Australi, sipas kërkesës së Kroacisë për ekstradim. Në atë kohë ai në Australi, ku e ka marrë edhe shtetësinë, ka jetuar me emrin Daniel Sneden.

Në Kroaci ai është i akzuar për krime lufte kundër ushtarëve të zënë robë dhe civilëve në Knin në vitin 1992.
XS
SM
MD
LG