Rusia do t’i japë 191 milionë dollarë ndihma Osetisë së Jugut për ta ndihmuar këtë rajon separatist të Gjeorgjisë që ta zhvillojë infrastrukturën e vet.
Raportohet se paratë do të shfrytëzohen për të përmirësuar rrugët dhe furnizimin me ujë në Ckinvali, kryeqytetin e Osetisë së Jugut, si dhe për gazpërcjellësa dhe çështje tjera.
Pas konfliktit të gushtit, 2008 me Gjeorgjinë, Rusia i njohu si shtete të pavarura rajonet separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abhazisë.