Mediat ruse e kanë kritikuar televizionin shtetëror për ngathtësinë në mbulimin e sulmeve vetëvrasëse në metronë e Moskës.
E përditshmja e pavarur "Kommersant" shkroi se "për një orë, kanalet televizive as që raportuan gjë për shpërthimet në metro".
Një gazetë në internet shkroi se "televizioni e anashkaloi sulmin terroist".
Përderisa agjencitë e lajmeve dhe radio stacionet e dhanë lajmin 20 minuta pas sulmit të parë, asnjëri nga tre kanalet kryesore televizive nuk e ndëpreru programin e rregullt.