Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin sot përsëri premtoi se organet e sigurisë do t’i gjejnë dhe likuidojnë organizatorët dhe ndihmësit e sulmeve të djeshme vetëvrasëse në metronë e Moskës.
Në një këshillim mbi sigurinë në qarkullim, Putin tha se njëri nga vagonët e metrosë në të cilin ndodhi shpërthimi, ishte i pajisur me video kamerë.
“Siç e shohim, sistemet e tilla nuk mund t’i pengojnë sulmet terroriste, por nuk janë të pavlerë sepse ndihmojnë të gjenden bashkëpunëtorët dhe organizatorët”, ka thënë Putin.