Ndërlidhjet

Paris: Qeveria këshillohet të mos ndalojë plotësisht burkën



Trupi më i lartë administrativ në Francë e këshilloi qeverinë kundër ndalesës së plotë të burkës apo vellos islamike.

Në një raport të prezantuar para qeverisë, Këshilli i Shtetit paralajmëroi se ndalesa e plotë vështirë do të mund të mbrohej në gjykatë, dhe nuk ka baza legale.

Megjithate, këshilli tha se qeveria mund të thirret në sigurinë dhe rendin publik për të kërkuar që fytyra të jetë e zbuluar në vende publike si gjykata, shkolla, spitale dhe gjatë provimeve universitare.

Ligjvënësit nga partia e presidentit Nikolas Sarkozi kanë thënë se janë të vendosur për të ndaluar plotësisht mbulimin e fytyrës me projekt ligjin, i cili do të prezantohet në javët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG