Ndërlidhjet

Irani liron diplomatin e rrëmbyer në Pakistan



Irani tha se agjentët e kundërzbulimit kanë kryer një mision ndërkufitar në territorin pakistanez dhe e ka liruar një diplomat të rrëmbyer në vitin 2008 në veriperëndim të Pakistanit.

Ministri i Inteligjencës, Haider Moslehi, tha se Irani ka kërkuar ndihmën e Pakistanit për ta liruar diplomatin Heshmatollah Atarzadeh, por pasi kjo nuk kishte ndodhur, Teherani ka ndërhyrë.

Televizioni shtetëror raportoi se agjentët iranianë kanë kryer një "operacion të ndërlikuar të inteligjencës" për ta shpëtuar diplomatin Atarzadeh, i cili ishte atashe në konsullatën iraniane në Peshauar. Reportohet se diplomati tash ndodhet në Iran.
XS
SM
MD
LG