Ndërlidhjet

Murinjo: Ka diçka të zymtë te CSKA



Traineri i Milanit Hoze Murinjo e vuri në pikëpyetje të drejtën e ekipit të CSKA-së për të garuar në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësit e ekipit rus, Aleksei Berezucki dhe Sergei Ignasheviç, kanë qenë të pezulluar pasi dolën pozitivë në testet kundër dopingut në nëntor.

“Ka diçka të zymtë rreth progresit të CSKA-së në Ligën e Kampionëve. Nëse dy lojtarë shkojnë në kontrollin e anti-dopingut, dhe atyre u gjenden substanca që nuk lejohen në Ligën e Kampionëve, atëherë ka diçka të zymtë”, tha Murinjo në prag të ndeshjes së dy klubeve në çerekfinale.
XS
SM
MD
LG