Ndërlidhjet

Tiranë: Hiri vullkanik anulon fluturimet



Kaosi i trafikut ajror për shkak të reve të hirit vullkanik i prodhuar nga shpërthimi i vullkanit në jug të Islandës i cili ka përfshirë gati gjysmën e Europës, ka prekur dhe Shqipërinë.

Zyrtarë nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë bëjnë të ditur se sërish sot janë anuluar fluturimet drejt Vjenes ne Austri, Budapestit ne Hungari, aeroportit te Londres ne Britani, aeroportit te Mynihut, Shtutgardit e Frankfurtin ne Gjermani, dhe Milanos, Bolonjes e Trevizos ne Itali.

Aeroporti konfirmoi se anulimi i fluturimeve do te bëhet deri ne nje njoftim te dyte.

Edhe gjatë ditës së djeshme disa fluturime ishin pezulluar për shkak të resë së hirit që ka mbuluar thuajse gjithë qiellin Europian.
XS
SM
MD
LG