Ndërlidhjet

Anulohen fluturimet nga Prishtina



Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës kanë bërë të ditur se të gjitha fluturimet e parapara për ditën e sotme janë anuluar, si pasojë e reve të hirit vullkanik, të shkaktuara nga një vullkan në Islandë.

Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës Agron Mustafa, i tha Radios Evropa e Lirë se pas mbylljes së aeroporteve të shteteve më të cilat ishin paraparë fluturimet për sot si Zvicra,Gjermania, Sllovenia etj, janë anuluar për shkak se aeroportet e tyre nuk janë në funksion.

Mustafa ka thënë se në bazë të inflacioneve të para nuk pritet fluturime brenda 18 orëve të ardhshme. Sipas tij, humbjet që i janë shkaktuar ANP-së vetëm gjatë ditës së sotme janë qindra mijëra euro.
XS
SM
MD
LG