Ndërlidhjet

EULEX-i me mandat deri 2012



Këshilli i Bashkimit Evropian do t’ia vazhdojë të martën mandatin misionit të EULEX-it deri në 8 qershor, 2012.

Me këtë rast parashihet që përfaqësuesit i Zyrës Civile Ndërkombëtare Piter Feith, dhe shefi i misionit evropian, Iv de Kermabo, të flasin për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Qëllimi kryesor i misionit EULEX është sundimi i ligjit në Kosovë, si dhe të ndihmojë autoritetet e Kosovës në respektimin e ligjit, veçanërisht në polici, gjyqësi dhe dogana.

Mandati i misionit EULEX filloi në 4 shkurt, 2008, kurse skadon në 31 gusht, 2010.
XS
SM
MD
LG