Tweet

Lajmet

Sakashvili: Gjeorgjia e gatshme të bisedojë me Rusinë

29.06.2010

Presidenti Mikheil Sakashvili tha se Gjeorgjia është “plotësisht e gatshme” për bisedime me Rusinë, “pa parakushte”, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Moska dhe Tbilisi nuk kanë raporte diplomatike që nga konflikti i vitit 2008, i cili përfundoi me njohjen e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, si dy shtete të pavarura nga ana e Moskës zyrtare.

Gjatë një fjalimi televiziv, Sakashvili tha se normalizimi duhet të përkthehet në kthimin e refugjatëve gjeorgjianë në Osetinë e Jugut dhe Abkhazi.

Kremlini ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve direkte me Sakashvilin.

E mëparshmeE ardhshmja
29 qershor 2010
E mëparshmeE ardhshmja
29 qershor 2010
Madhësia e shkronjave - +

Kalendari

My Yahoo Google

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile