Ndërlidhjet

Pakistanit do t'i duhen miliarda për rindërtim



I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për katastrofën në Pakistan tha se vendit do t’i nevoiten miliarda dollarë për t’u rindërtuar i shkatërruar nga pëmbytjet më të rënda në historinë e vet.

Zhan-Mori Riper i tha agjencisë AP se Pakistani ka nevojë për qindra milionë dollarë ndihma për të dalë nga gjendja aktuale emergjente, dhe se për rindërtimin në muajt dhe vitet e ardhshëm do të duhen miliarda të tjera.

Të dielën, 50 njerëz e humbën jetën nga rrëshqitja e dheut, që u nxit nga shirat e mëdha.

Zyrtarët thonë se të paktën 1.600 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i katastrofës, dhe rreth 14 milionë janë prekur.
XS
SM
MD
LG