Ndërlidhjet

OKB: Përmbytjet në Pakistan më të rënda se cunami



Përmbytjet masive në Pakistan kanë dëmtuar 13.8 milionë njerëz dhe pasojat ia kanë kaluar atyre të cunamit në vitin 2004, bëjnë të ditura Kombet e Bashkuara.

Qeveria pakistaneze dhe organizata botërore kanë bërë thirrje për më shumë fonde dhe ndihma emergjence për të përballuar përmbytjet më të rënda në 80 vitet e fundit.

“Kjo katastrofë është më e rëndë se cunami, tërmeti i 2005 në Pakistan dhe tërmeti në Haiti”, tha Mauricio Xhiuliano, zëdhënës i Agjencisë për Çështje Humanitare të OKB-së.

Të dielën, 50 njerëz e humbën jetën nga rrëshqitja e dheut, që u nxit nga shirat e mëdha. Zyrtarët thonë se të paktën 1.600 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i katastrofës.
XS
SM
MD
LG