Në një pjesë të konsiderueshme të botës sot ka filluar dita e parë e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Përpos, Egjiptit, Arabisë Saudite, Afganistanit, Malajzisë, Singaporitt e shumë vendeve të tjera më popullatë myslimane, edhe në Kosovë besimtarët myslimanë do të agjërojnë për një muaj të tërë.
Gjatë këtij muaji, besimtarët myslimanë heqin dorë nga uji, ushqimi, pija dhe marrëdhëniet seksuale nga agimi deri në perëndimin e diellit.
Në përfundim të këtij muaji, një miliardë myslimanët e botës festojnë festën e Eid al-Fitr apo Bajramin e Madh.