Ndërlidhjet

Beograd: Rezoluta ndryshon nga presioni i BE-së



Serbia ka filluar të përkulet nga presioni i Bashkimit Evropian për ta zbutur rezolutën e saj mbi Kosovën, të cilën do ta paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruan shtypi i Beogradit duke cituar në burime diplomatike.

Ujdia pritet të formalizohet në takimin e sotëm në Bruksel të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq dhe përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Ketrin Eshton.

Zëdhënësja e Eshton, Maja Kocijançiq, i tha Radios Evropa e Lirë se Eshton dhe Tadiq do të bisedojnë mbi përpjekjet për harmonizimin e rezolutës serbe.

Gazetat Blic, Politika dhe Danas, citojnë burime në Beograd dhe Bruksel të kenë thënë se në rezolutën e ndryshuar nuk do të figurojë dënimi i shkëputjes, siç ishte planifikuar, dhe të dyja palët do të ftohen për “dialog”, e jo “për të gjitha çështjet e hapura”, siç ishte formuluar fillimisht.

Përveç kësaj, dialogu për të cilën do të bëhet thirrje, do të duhej të mbahet nën patronatin e Bashkimit Evropian, e jo të Kombeve të Bashkuara, transmeton DPA.
XS
SM
MD
LG