Ndërlidhjet

Në Egjipt takohen udhëheqësit palestinezë dhe izraelitë



Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abas sot e mbajnë takimin e dytë direkt në Egjipt.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton do të ndërmjetësojë në takimin dy ditor në pushimoren Sharm el-Sheik në Detin e Kuq.

Në prag të bisedimeve, Klinton tha se është koha që palët të arrijnë një marrëveshje. Ajo gjithashtu e ripërsëriti pikëpamjen e Shteteve të Bashkuara se Izraeli do të duhej ta zgjërojë moratoriumin mbi ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor.

Të shtunën, Netanjahu tha se Izraeli nuk do ta zgjatë moratoriumin, por sqaroi se ndërtimet e reja do të kufizohen.

Abas është kërcënuar t’i ndërpresë bisedimet nëse vazhdojnë ndërtimet e reja izraelite në territoret e pushtuara.
XS
SM
MD
LG