Ndërlidhjet

Klinton: Jemi të përkushtuar për shtet palestinez



Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, e ripërsëriti sot përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për shtet të pavarur, sovran dhe të qëndrueshëm palestinez në bisedimet me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abas.

Klinton udhëtoi në Ramallah në Bregun Perëndimor, pasi dy ditë ishte mikpritëse e bisedimeve ndërmjet liderëve izraelitë dhe palestinezë.

Më herët, Klinton tha se Abas dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kanë filluar t’i trajtojnë çështjet kyçe të konfliktit izraelito-palestinez të martën në bisedimet në Egjipt dhe të mërkurën në Izrael.
XS
SM
MD
LG