Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka shprehur shqetësimin e saj rreth planeve britanike për të shkurtuar buxhetin e mbrojtjes.
Ruajtja e NATO-s, si një nga aleancat më të suksesshme në "historinë e botës", kërkon nga 28 vendet anëtare siç është dhe Britania që të përcaktojë kontributete përshtatshme për mbrojtjen, tha Klinton duke folur për BBC-në.
Ministria e Mbrojtjes britanike ka kërkuar shkurtim të buxhetit të mbrojtjes për periudhën 2011-2015 deri në 10%.