Ndërlidhjet

20 minatorë humbën jetën në Kinë


20 minatorë kanë humbur jetën gjatë një aksidenti në një minierë qymyri në Kinë, ndërsa 17 të tjerë rezultojnë të bllokuar nën tokë.

Televizioni qëndror kinez ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur më herët gjatë ditës në krahinën Henan. Sipas një komunikate të Agjencisë së Sigurisë së Punës Kombëtare, miniera në krahinën qëndrore kineze është goditur nga një “reaksion i papritur i qymyrit dhe gazit” derisa minatorët ishin duke punuar në minierë.

Industria e minierave në Kinë është industria më e rrezikshme në botë. Vitin e kaluar, gjatë aksidenteve që kanë ndodhur në minierat e Kinës, kanë humbur jetën mbi 2600 persona.

Gazeta kineze, Populli, ka raportuar se Kina ka mbyllur mbi 1600 miniera të vogla ilegale të qymyrit si pjesë e përpjekjeve zyrtare për të përmirësuar standardet e sigurisë.
XS
SM
MD
LG