Ndërlidhjet

LDK zgjodhi Kryesinë e re



Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës zgjodhi kryesinë e re të partisë.

Nën drejtimin e kryetarit të sapozgjedhur Isa Mustafa, Këshilli zgjodhi Kryesinë e re prej 23 anëtarësh.

Kryesia tani ka 3 dhe jo 5 nënkryetarë siç kishte në të kaluarën. Nënkryetarët e rinj janë: Sabri Hamiti, Teuta Sahatqija dhe Haki Rugova.

Kurse Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së është zgjedhur Ismet Beqiri.

Në Kryesinë e re nuk figurojnë emrat e ish-kryetarit Fatmir Sejdiu, ish-nënkryetarit të parë Eqrem Kryeziu dhe anëtarit tjetër të Kryesisë së kaluar, Sadri Ferati.

Përderisa emrat tjerë që kanë qenë personalitete kyçe edhe në Kryesitë e kaluara figurojnë edhe në Kryesinë e re si Lutfi Haziri, Ramë Manaj e Skender Hyseni.

Këshilli i Përgjithshëm ka shqyrtuar edhe listën e LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit, por siç ka thënë në fund të takimit, Isa Mustafa, kjo listë do të finalizohet të marten.
Mustafa ka deklaruar se ai ka zhvilluar një takim dhe me Ukë Rugovën nga Lista Ibrahim Rugova por, siç ka deklaruar ai, nuk ka ndonjë marrëveshje në lidhje me inkoroporimin e kësaj liste në listen zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e ardhshme.
XS
SM
MD
LG