Ndërlidhjet

SHBA: WikiLeaks publikoi dokumente sekrete


Faqja Wikileaks në Internet ka publikuar afro 250 mijë dokumente diplomatike, që e kanë zemëruar Uashingtonin.

Shtëpia e Bardhë, nëpërmjet të një kumtese, tha se “zbulimi i tillë i rrezikon diplomatët, profesionistët e inteligjencës dhe popullin në mbarë botën, që vijnë në Shtetet e Bashkuara për ndihmë, në promovimin e demokracisë dhe të qeverisë së hapur”.

WikiLeaks ka publikuar ekstrakte nga posta sekrete e dërguar nga Ambasadat e Shteteve të Bashkuara.

Në to paraqiten raportet e disa liderëve arabë, përfshirë Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite, të cilët kërkojnë, që Shtetet e Bashkuara ta sulmojnë Iranin dhe ta përfundojnë programin e tij bërthamor.

Prej shqetësimeve të tjera, përmendet siguria e materialit bërthamor të Pakistanit, që mund të përdoret për prodhimin e armatimit atomik.

Raportohet gjërësisht edhe për ndërhyrjet kompjuterike nga ana e qeverisë së Kinës.

Dokumentet e publikuara përfshijnë edhe marrëdhëniet shumë të afërta ndërmjet kryeministrit rus, Vlladimir Putin, dhe atij italian, Silvio Berluskoni, dhe dokumente për lidhjet e dyshuara të qeverisë së Rusisë dhe krimit të organizuar.

Duke u përgjigjur ndaj disa akuzave lidhur me Turqinë, që janë publikuar nga faqja WikiLeaks, sot reagoi kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan.

“Së pari të shohim se çka ka WikiLeaks në dorë dhe pastaj ne do të vlerësojmë nëse dokumentet e publikuara janë të besueshme. Në këtë moment, besueshmëria e Wikileaksit është e dyshimtë. Prandaj, ne do të presim deri sa WikiLeaksi t’i publikoj të gjitha informacionet që i ka. Pastaj ne do t’i vlerësojmë dhe komentojmë ato”, tha zoti Erdogan në një konferencë për gazetarë në Stamboll.
XS
SM
MD
LG