Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Klinton nuk ka dhënë urdhër për spiunim


Zëdhënësi i presidentit Barak Obama i ka cilësuar si “qesharake” vlerësimet e themeluesit të WikiLeaks se sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton, duhet të japë dorëheqje nëse është e përfshirë në kërkesën bërë diplomatëve amerikane që të mbledhin informacione në Kombet e Bashkuara.

Sekretari i shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Robert Gibs tha se deklaratat e Asanzhit janë edhe ”qesharake dhe absurde”.

Ai i ka thënë televizionit NBC se diplomatët amerikanë nuk janë të përfshirë në spiunim.
XS
SM
MD
LG