Ndërlidhjet

OKB, e shqetësuar për presionet mbi WikiLeaks-in



Kreu i Agjencisë së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai, ka shprehur shqetësimin për presionin e ushtruar ndaj kompanive që t'i ndalojnë shërbimet financiare apo të internetit për WikiLeaks-in.

Ajo shtoi se hapa të tilla mund "të interpretohen si përpjekje për të censuruar publikimin e informacioneve, çfarë mund të jetë shkelje e lirisë së shprehjes së WikiLeaks-it".

Kompanitë e kartave të kreditit MasterCard dhe Visa si dhe Posta Zvicerane ndërprenë shërbimet financiare për WikiLeaks-in
XS
SM
MD
LG