Mbështetësit e Wikileaks-it kanë premtuar se do të vazhdojnë "luftën e të dhënave" në mbrojtje të lirisë së internetit.
Një grup i quajtur "Anonymous" ka nisur sulmet në internet kundër kompanive që refuzojnë të bëjnë biznes me Wikileaks-in.
Caqe të sulmeve të tyre kanë qetë kompanitë Visa, Mastercard dhe Paypal. Amazon duket të jetë caku i rradhës për këtë grup.
Në një letër të postuar në internet grupi thoshte se "qëllimi është i thjeshtë: Të fitojmë të drejtën për ta mbajtur internetin jashtë kontrollit të çdo kompanie, grupi apo qeverie".
Kompania Paypal e ka pranuar se i ka prerë shërbimet për WikiLeaks-in si rezultat i presionit të qeverisë amerikane.