Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka kërkuar nga të gjitha Gjykatat Komunale të Kosovës që “t’i gjykojnë me urgjencë rastet e paraqitura të keqpërdorimit të votës nga Prokuroritë Komunale”, bazuar në Kodin Penal të Kosovës.
Kjo kërkesë, nëpërmjet një udhëzimi me shkrim, është publikuar nga vetë Këshilli Gjyqësor.