Ish-diktatori i Argjentinës, Jorge Rafael Videla, 85 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm për
krime kundër njerëzimit.
Gjatë sundimit të tij në periudhën 1976 - 1981, thuhet të jenë vrarë deri në 30 mijë kundërshtarë politikë.
Videla u dënua me burgim të përjetshëm edhe në vitin 1985, por është falur pesë vite më vonë nga presidenti i atëhershëm Karlos Menem.
Vendimi i Menemit u konsiderua si antikushtetues, prandaj ndaj ish diktatorit u zhvillua proces i ri gjyqësor.