Ndërlidhjet

Viktimat e para nga gripi në Poloni



Dy persona të sëmurë nga gripi A H1N1 kanë ndërruar jetë të dielën në Poloni, njoftuan mediat lokale.

Bëhet e ditur se viktimat janë një vajzë dy vjeç e gjysmë dhe një burrë 50 vjeçar.

Polonia është i vetmi vend i BE-së, që në vitin 2009 dhe dimrin e kaluar nuk iu nënshrtrua panikut nga gripi.

Ministreja e shëndetësisë, Eva Kopaç, i refuzoi vakcinat deri sa kompanitë farmaceutike nuk i kryejnë të gjitha testet e nevojshme, apo nuk e marrin përgjegjësinë për efektet e dëmshme të vakcinave.
XS
SM
MD
LG