Ndërlidhjet

35 viktima nga dhuna në Tunizi


Grupet për të drejtat e njeriut thonë se të paktën 35 persona kanë humbur jetën në trazirat e fundjavës në Tunizi.

Souhajr Belhasen, president i Federatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me seli në Paris, i tha AFP-së se ky organ ka një listë prej 35 emrash, ndonëse numri i të vrarëve mund të jetë më i lartë.

Protestat në Tunizi shpërthyen muajin e kaluar, kur një i diplomuar 26-vjeçar dogji veten në shenjë proteste ndaj mungesës së punës.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth trajtimit të protestave nga ana e autoritetetve, ndërsa Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje atyre të tregojnë përmbajtje.
XS
SM
MD
LG