Ndërlidhjet

Obama: Hollbruk ka bërë ndryshime në botë


Qindra njerëz kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për nder të diplomatit veteran, Riçard Hollbruk, i cili vdiq në dhjetor.

Presidenti Barak Obama, duke iu drejtuar të pranishmëve, tha se Hollbruku “ka bërë ndryshime në botë”. Ai e quajti Hollbrukun “dritë udhëheqëse të një brezi të diplomatëve”.

Ish-presidenti Bill Klinton, presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, dhe ai i Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvili, ishin në mesin e atyre që ndoqën shërbimin memorial.

Hollbruk, i cili njihet si kryearkitekt i Marrëveshjes së Dejtonit, vdiq në kohën kur shërbente si emisar i posaçm amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin.
XS
SM
MD
LG