Ndërlidhjet

Shqipëri: Rritet numri i të infektuarve me A-H1N1


Ka arritur në 32 numri i të prekurve me virusin A-H1N1 në Shqipëri.

Pesë rastet e reja janë konfirmuar vetëm gjatë së shtunes. Mediat shqiptare bëjnë të ditur se pacientët e infektuar janë të grupmoshës 15 - 45 vjeç dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata po mjekohen në spitalet infektive me preparate antivirale, siç është Tamiflu.

Gripi i derrave është një virus që përhapet me anë të ajrit dhe prek rrugët respiratore.
XS
SM
MD
LG