Ndërlidhjet

Mubaraku largohet sonte?



Ushtria egjiptiane deklaroi se "do të marrë të gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur kombin dhe për të mbështetur kërkesat legjitime të popullit". Nuk është bërë e qartë se për çfarë masash konkrete bëhej fjalë.

Deklarata e ushtrisë mbante nënshkrimin "Komunikatë Numër 1", një frazë që sugjeron grusht shteti.

Qëndrimi i ushtrisë vjen menjëherë pas deklaratës së kryeminsitrit egjiptian për BBC-në se presidenti Mubarak mund të largohet së shpejti dhe situata do të qartësohet shpejt.

Një nga ushtarakët e lartë të armatës së Egjiptit i deklaroi protestuesve në sheshin Tahrir se "çdo kërkesë e juaja do të përmbushet".
XS
SM
MD
LG