Ndërlidhjet

Mubarak: Injoroj diktatin nga jashtë



Presidenti egjiptian Hosni Mubarak do të qëndrojë në detyrë deri në shtator, kohë kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale. Vetëm pas zgjedhjeve ai do të transferojë pushtetin tek “kushdo që do të zgjidhet përmes zgjedhjeve të lira dhe transparente”. Kjo u bë e ditur gjatë fjalimit televiziv që Mubarak mbajti mbrëmjen e së enjtes.

Mubaraku theksoi se “do të injorojë diktatin nga jashtë”.

Raportohet se protestuesit në sheshin Tahrir vazhdojnë të protestojnë më të zemëruar pas fjalimit të Mubarakut, pasi sonte ata prisnin largimin e tij.

XS
SM
MD
LG