Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak tërhiqet nga detyra, deklaroi zëvendëspresidenti Omar Sulejman.
Sulejman tha se ushtria do të drejtojë momentalisht Egjiptin.
Qindra mijëra protestues duke valëvitur flamuj festonin largimin e Mubarakut. "Populli e rrëzoi regjimin", thërrisnin protestuesit.