Ndërlidhjet

BE përshëndet dialogun Kosovë-Serbi


Bashkimi Evropian ka shfaqur shpresën se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do t'i ofrojnë këto dy vende më pranë bllokut 27-anëtarësh.

"Objektivi kryesor i bisedimeve është përmirësimi i jetës së njerëzve në terren dhe shtyrja e Kosovës dhe e Serbisë më afër BE-së", ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë sot bisedimet e para që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG