Ndërlidhjet

Obama: Pamjet në Japoni, tronditëse


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka shprehur gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Japoninë, pas tërmetit shkatërrues.

“Kjo është një fatkeqësi katastrofike. Imazhet e shkatërrimeve dhe përmbytjeve që vijnë nga Japonia, janë thjesht tronditëse”.

“Japonia është një nga aleatët tanë më të fortë dhe më të afërt. Unë kam biseduar me kryeministrin Naoto Kan dhe kam ofruar çdo lloj ndihme të nevojshme”, ka thënë Obama.

Mbi 1,000 njerëz besohet të kenë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 8.9, që ka goditur të premten bregun verilindor të Japonisë.
XS
SM
MD
LG