Ndërlidhjet

Zuma: Gadafi e ka pranuar planin për mbylljen e konfliktit


Presidenti i Afrikës Jugore, Jakob Zuma, thotë se Muamer Gadafi e ka pranuar propozimin për planin e arritjes së përfundimit të konfliktit tetëjavor në Libi.

Këtë deklaratë zoti Zuma e bëri mbrëmë, meqë e kishte udhëhequr delegacionin e liderëve afrikanë në bisedimet me Gadafin në Tripoli.

Presidenti Zuma, poashtu, i ka bërë thirrje NATO-s, që t’i ndalë sulmet ajrore ndaj caqeve të qeverisë së Libisë, për t’i dhënë “një rast” armëpushimit ndërmjet forcave të Gadafit dhe kryengritësve, që po synojnë përmbysjen e Gadafit nga pushteti.

Raportohet se plani i propozuar përfshinë armëpushim dhe bisedime ndërmjet kryengritësve dhe qeverisë së Gadafit.

Kryengritësit më herët kanë thënë se ata do të pranojnë vetëm përfundimin e sundimit 40 vjeçar të Gadafit.

Qeveria tha se Gadafi nuk do t’i pranoj kërkesat e kryengritësve që ai të tërhiqet.

Delegacioni i Unionit Afrikan pritet që sot të takohet edhe me shefat e kryengritësve, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e armëpushimit.
XS
SM
MD
LG