Opozita e Libisë e ka hedhur poshtë iniciativën e Unionit Afrikan për armëpushim me forcat besnike të Moamer Gadafit.
Duke folur në një konferencë për shtyp në qytetin perëndimor të Bengazit, udhëheqësi i kryengritësve Abdul Xhalil tha se opozita do të hedhë poshtë çdo plan që nuk përfshin largimin e Gadafit.
Ai e bëri këtë njoftim pas bisedimeve me delegacionin afrikan të udhëheqësve të shteteve për t'i dhënë fund konfliktit në Libi.
Liderët afrikanë thanë se Gadafi e kishte pranuar propozimin gjatë bisedimeve të djeshme në Tripoli.
Propozimi parasheh armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime ndërmjet kryengritësve dhe qeverisë së Gadafit. Gadafi i ka refuzuar kërkesat për të lënë pushtetin.
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se do të vazhdojnë sulmet ajrore për të mbrojtur civilët.