Prokuroria në Bjellorusi ka arrestuar dy të dyshuar për sulmin vdekjeprurës në metronë e Minskut. Një nga të arrestuarit besohet të jetë personi që e vuri bombën në metro.
Të dy të arrestuarit ishin shtetas të Bjellorusisë.
Bjellorusia e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie kombëtare në nderim të viktimave në metronë e Minskut, ku u vranë së paku 12 persona dhe u plagosën 150 të tjerë.
Autoritetet e kanë cilësuar sulmin e së hënës si vepër terroriste, por motivet mbeten ende të paqarta. Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë.