Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë lidhur me sulmin vdekjeprurës të së hënës në metronë e Minskut.
Kjo e çon në pesë numrin e të arrestuarve për sulmin në të cilin humbën jetën 12 veta dhe 200 të tjerë u plagosën.
Të gjithë të arrestuarit janë qytetarë bjellorusë, nën 30 vjeçë dhe pa të shkuar kriminale.