Ndërlidhjet

Hiqen sanksionet ndaj Musa Kusës



Ish ministri i jashtëm i Libisë, Musa Kusa nuk është më subjekt i sanksioneve financiare të vendosura nga Bashkimi Evropian kundër njerëzve kyç të regjimit të Gadafit. Lajmi u bë i ditur nga qeveria britanike.

Kusa dezertoi duke kërkuar strehim në Britani pak javë më parë. Musa Kusa është zyrtari më i lartë i regjimit libian që është larguar nga Gadafi.

Musa Kusa është marrë në pyetje nga policia skoceze lidhur me sulmin me bombë në vitin 1988 në Lokërbi.
XS
SM
MD
LG