Ndërlidhjet

Forcat e Gadafit vrasin 22 persona në Misrata


Zyrtarët mjekësor dhe dëshmitarët thonë se forcat lojale të liderit libian, Muamer Gadafi, ka vrarë së paku 22 persona, gjatë bombardimit të qytetit, Misrata.

Forcat e Gadafit kanë rinisur bombardimin në afërsi të Misratës, të mërkuren. Qyteti është një nga vendet e pakta që rebelët e mbajnë nën kontroll në pjesën perëndimore, ndërsa në të është i ndërtuar porti më i madh i vendit.

Forcat e Gadafit e kanë rrethuar Misratën në të gjitha anët, me përjashtim të anës veriore, ku qyteti ka qasje në Detin Mesdhe për furnizim me ushqime nga porti i qytetit.
XS
SM
MD
LG