Ndërlidhjet

NATO s'i bën presion Serbisë për anëtarësim


NATO tha se nuk do t’i bëjë presion Serbisë që t’i bashkohet aleancës, por dëshiron që t’i forcojë lidhjet me shtetin, të cilin e bombardoi në vitin 1999.

Komandanti suprem i aleancës, gjenerali Stefan Abriel, tha se “Serbia është faktor kyç në stabilitetin e rajonit” dhe se NATO “është e gatshme për bashkëpunim, i cili do të jetë intensiv aq sa të dëshirojë Serbia”.

Abriel ka folur në konferencën vjetore të NATO-s të mbajtur në Beograd.

Qindra serbë kanë djegur flamurin e NATO-s dhe kanë vendosur pano kundër NATO-s gjatë protestave që kundërshtonin takimin e aleancës.

Ministri serb i mbrojtjes, Dragan Shutanovac tha se “jemi të vetëdijshëm për emocionet e së kaluarës, por jemi plotësisht të përkushtuar për të ardhmen”.

NATO pat lansuar fushatë bombarduese 72 ditëshe kundër Serbisë për të ndaluar vrasjen e shqiptarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG