Ndërlidhjet

Fillojnë hetimet për fundosjen e anijes në Vollga


Autoritetet ruse kanë hapur sot një hetim penal lidhur me fundosjen e anijes turistike mbi lumin Vollga, ku mbeten të vdekur me shumë së 100 persona.

Anija e vjetër e mbushur me rreth 200 pasagjer në bord po lundronte në ujë në mot me stuhi. Numri i të vdekurve është rritur në 116.

Nga kerkimete e dritanishme thuhet të jenë 50 fëmijë që kanë humbur jetën.

80 persona arritën të shpetojnë. Ndërsa në dhomën e rekreacion të anijës thuhet të kenë qenë më shumë se 50 fëmijë.

Hetuesi rus thanë se drejtuesi i agjencise turistike dhe disa zyrtar të tjerë janë arrestuar dhe është hapur një rast penal ndja tyre.

Pa ashtu raportohet se një rast tjetër i vaçant është hapur kundër dy kapitenit të dy anijeve të tjera të cilat kanë kaluar në atë kohë në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë ndaluar për ofruar ndihëm.

Autoritetet, po ashtu kanë shpjeguar se anija ishte e vjeter 56 vjet, ishte e mbi ngarkuar dhe nuk kishte licencë për të bartur pasagjer dhe kishte probleme teknike.






































Siria ka dënuar fuqishëm dekleratën e sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton për presidentin sirian, Bashar al-Asad, duke i qujatur komentet e saj, si "akt të nxitjes".

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka thënë më herë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, e ka humbur legjitimitetin dhe se “nuk është i domosdoshëm”.
“Më lejoni, poashtu, të shtoj se nëse ndokush, përfshirë presidentin Asad, mendon se Shtetet e Bashkuara, në mënyrë sekrete po shpresojnë se regjimi do të dalë nga kjo trazirë, për ta vazhduar represionin e tij brutal, ata gabojnë. Presidenti Asad nuk është i dmosodoshëm dhe ne absolutisht asgjë nuk kemi investuar, që ai të mbetet në pushtet”, tha Hillari Klinton, mbrëmë në Uashington.

Ajo i ka dënuar sulmet nga lojalistët e Asadit kundër Ambasadave amerikane dhe asaj franceze në Damask.Grupet për të drejtat e njeriut thonë se së paku 1400 civilë janë vrarë prej muajit mars, kur filloi kryengritja kundër sundimit autoritar të presidentit Asad.
Në Rusi sot është Ditë Zije për viktimat e fatkeqësisë më të rëndë në lumenjtë e këtij vendi, në tri dekadat e fundit. Nga fundosja e një anijeje turistike të tejngarkuar në lumin Vollga në Tatarstan, të dielën, e kanë humbur jetën 128 vetë. Kanë shpërtuar 80 vetë. Në anije gjendeshin edhe 60 fëmijë.
Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha dje se anija nuk do të ishte fundosur sikur të ishin respektuar rregullat e sigurisë.











AFP ka raportuar se presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka arritur në Afganistan, për një vizitë të shkurtër dhe të paparalajmëruar. Ai do të qëndroj në rajonin Kapisa, në verilindje të kryeqytetit Kabul, për t’i vizituar trupat franceze të vendosura në bazën Ta-gab. Kjo vizitë bëhet pas asaj të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Leon Paneta, gjatë fundjavës, dhe pasi Shtetet e Bashkuara dhe Franca, paralajmëruan në muajin qershor, se do t’i tërheqin ushtarët më herët se që pritej, nga fushata ushtarake gati 10 vjeçare kundër kryengritësve talibanë në Afganistan.













Nga një varg i sulmeve të dyshuara të aeroplanave amerikanë pa ekuipazh, në pjesën veriore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin, janë vrarë së paku 30 militantë.
Zyrtarët lokalë të inteligjencës i thanë agjencisë Rojters, se aeroplanat pa ekuipazh, mbrëmë kanë hedhur raketa kundër një makine që përdorej nga militantët në Vaziristanin Verior, duke vrarë gjashtë kryengritës. Më vonë janë hedhur më tepër raketa, në një kompleks të afërt, me ç’rast janë vrarë 19 militantë të tjerë. Aeroplanat e paidentifikuar kanë sulmuar përsëri sot herët në mëngjes, në rajonin Vazirtistanin Jugor, duke vrarë së paku pesë kryengritës në një makinë.













Vëllau më i ri i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, është vrarë sot në provincën jugore, Kandahar, ka raportuar shërbimi për Afganistanin i Radios Evropa e Lirë. Zyrtarët në spitalin e Kandaharit, kanë konfirmuar se Ahmad Karzai, shef i Këshillit Provincial, zyrtarisht është shpallur i vdekur. Zyrtarë qeveritarë afganë fillimisht i thanë Radios Evropa e Lirë, se Ahmad Karzai ishte qëlluar për vdekje, nga së paku njëri prej truprojave të tij në shtëpinë e tij në Kandahar. Por, një zyrtar i Drejtoratit Kombëtar të Sigurisë e ka përgënjeshtruar këtë, duke thënë se ai ishte vrarë nga një mysafir sot në mëngjes, ndërsa sulmuesi është vrarë nga truprojat e Karzait. Autoritetet thanë se në sulm ishte vrarë edhe zëvendësshefi i Këshillit Provincial të Kandaharit, Amir Lalai.










Raportohet se Italia ka bërë thirrje për zgjidhje politike të konfliktit në Libi, që parasheh “largimin nga skena” të Muamer Gadafit. Këtë thirrje e ka bërë ministri i jashtëm i Italisë, Franko Fratini, në intervistën për gazeatën algjeriane, El Khabar. Nga ana tjetër, prej zhvillimeve për Libinë, veçojmë edhe atë që sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Barak Obama, i ka thënë kolegut të tij rus, Dmitri Medvedev, se Uashingtoni do t’i mbështeste përpjekjet ruse për ndërmjetësimin e marrëveshjes për Libinë, nëse ajo çon në largimin e Gadafit.













Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel.Ai do të jetë atje deri me 15 korrik, ku do të ketë takime të nivelit të lartë më Komisionerë të Bashkimit Evropian, ka njoftuar kabineti i Kuçit, përmes një komunikate për media.
Gjatë kësaj vizite, bëhet e ditur se Kuçi, do të takohet me Sthefan Fylen, Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore si dhe me personalitete të tjera. Gjatë kësaj vizite, ministri Kuçi raportohet se do t’i paraqesë të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në prag të publikimit të Raportit të Progresit.












Themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzhe ka filluar procesin e apelit ndaj ekstradimit në Suedi ku përballet me akuza përdhunim. Dyzet vjeçari australian, ka shkuar në Gjykatën e Lartë të Londrës dhe ka kërkuar që të ndryshohet vendimi i një gjykate të një shkalle më të ulët, për ekstradimin e tij.
Një vendim i tillë ishte marrë në shkurt të këtij viti, por gjykata ka hedhur poshtë argumentet e avokatit të Asanzhesë se ai do të përballet me një proces jo të drejtë në Suedi. Seanca dyditore e dëgjimit është përpjkeja e dytë e Asanzhesë për të bllokuar vendimin për eksradimin e tij.
Ai u arrestua në dhjetorin e vitit të kaluar, pasi që dy gra suedeze e kanë akuzuar atë për sulm seksual.
Akuzat kundr tij, kanë ardhur në kohën kur në faqet e WikiLeaks-it ishin duke u publikuar një numër i konsiderueshëm i dokumenteve sekrete amerikane. Asanzhe thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.







Zyrtarët kazakë thanë se 16 të burgosur janë vrarë në kohën kur po tentonin të iknin nga një burg i Kazakistanit. Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë Sulltan Kusetov tha se të burgosurit janë vrarë gjatë një shkëmbimi armësh nga rojet e sigurisë, që perfundoi me një shperthim të fuqishëm.

Burgu gjendet në qytetin e Balkashit. Në Kazakistan ka shpesh trazira në burgje. Sistemi i burgjeve në këtë vend është kritikuar nga Bashkimi Evropian për shkak të abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të tjera.
XS
SM
MD
LG