Zyrtarët e sigurisë së Shteteve të Bashkuara kanë njoftuar presidentin Barak Obama në lidhje me kërcënimin terrorist, në prag të 10-vjetorit të sulmeve të 11 Shtatorit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se këshilltari kundër terrorizmit, Xhon Brenan, dhe këshilltari për siguri kombëtare, Tom Donillon, kanë informuar presidentin për detajet e “kërcënimit të besueshëm, por të pakonfirmuar”.
Karni tha se Obama ka përsëritur urdhrin e tij për agjencitë e sigurisë, që t’i dyfishojnë përpjekjet për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme.
Duke folur në Uashington, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha:
“Ne po e marrim seriozisht këtë kërcënim. Autoritetet federale, shtetërore dhe lokale po ndërmarrin hapa për ta adresuar atë. Bërja publike e kërcënimit ka për qëllim t’iu bëjë thirrje miliona njujorkezëve dhe amerikanëve të jenë vigjilentë”.
Të enjten, vetëm pak ditë para 10-vjetorit të 11 Shtatorit, zyrtarët federalë kanë marrë një kërcënim për shpërthimin e makinave bombë në Nju Jork dhe Uashington.
Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka ndryshim të asgjendës së Obamës, i cili ka planifikuar të vizitojë Nju Jorkun, Pensilvaninë dhe Pentagonin të dielën, për të përkujtuar amerikanët që kanë humbur jetën në sulmet e 11 Shtatorit 2001.