Ndërlidhjet

Rexhepi: PK dhe EULEX janë në veri


Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të misionit evropian për sundimin e ligjit janë vendosur në dy pikat kufitare në veri të Kosovës, bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters.

“Ekipet e përziera gjenden në kufi. Ata janë sjellë atje me helikopterë”, i tha Reutersit ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi.

Prishtina zyrtare, qysh kohë më parë, pat paralajmëruar se më 16 shtator do të zbatojë në tërësi planin për operacionalizimin e plotë të pikave kufitare në veri të Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG