Ndërlidhjet

Ndahet çmimi Nobel për Mjekësi


Tre shkenctarëve, puna e të cilëve bazohej në mënyrat e parandalimit të infeksioneve, kancerit dhe inflamacioneve nga sistemi i imunitetit të njeriut, u është ndarë sot çmimi Nobel për mjekësi.

Instituti Karolinska në Stokholm bëri të ditur se amerikanët, Brus Bojtler, dhe Xhuls Hofmen- i lindur në Luksemburg do ta ndajnë çmimin me Ralf Shtajnmanin –i lindur në Kanada.

Hans-Gustaf Ljungren, anëtar i Asamblesë së Nobelit, bëri të ditur lajmin në Stokholm.

“Së bashku, Brus Bojtler, Xhuls Hofman dhe Ralf Shtajnman, kanë revolucionuar dijen tonë për sistemin e imunitetit duke zbuluar parime kyçe për këtë aktivitet. Me këtë, ata kanë ofruar njohuri të reja rreth mekanizmit të sëmundjeve, kanë hapur rrugë të reja për parandalimin, ndërsa kanë bërë hulumtime që ndërlidhen me terapitë rreth sëmundjeve infektive, kancerit, inflamacionit, autoimunitetit dhe zhvillimit të vaksinës”, u shpreh ai.

Bojtler dhe Hofman do ta ndajnë në mes vete çmimin që kap vlerën prej 10 milionë krunave suedeze (1.46 milionë dollarë), ndërsa Shtajnmani ka fituar gjysmën tjetër.
XS
SM
MD
LG