Ndërlidhjet

Berluskoni: "Nuk do të kandidoj në zgjedhjet e parakohshme"


Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, thotë se nuk do të kandidojë në qoftë se Italia mban zgjedhje të parakohshme.

Berluskoni u zotua të martën të qëndrojë në pushtet derisa parlamenti të ketë miratuar reformat buxhetore me qëllim të parandalimit të rënies së Italisë në krizën e borxheve eurozonës.

Por, Presidenti Xhorxho Napolitano, ka thënë se do të fillojë konsultimet me partitë politike vetëm pasi masat e reja shtrënguese të jenë miratuar.

Berluskoni dhe partia e qendrës së djathtë e tij duan zgjedhje të parakohshme, ndërsa opozita ka bërë thirrje për një qeveri të unitetit kombëtar.

Çmimi që Italia paguan për të marrë hua në tregjet ndërkombëtare financiare u ngirt më lart sot në mes të pasigurisë politike në këtë vend.
XS
SM
MD
LG