Ndërlidhjet

Irani: Mos e shikoni Britaninë


Irani ka thënë se vendet e tjera evropiane nuk duhet të ndikohen nga kriza e Iranit me Britaninë e Madhe.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars ka cituar zëdhënësin e ministrit të jashtëm, Ramin Mehmanparast të ketë thënë se qeveria britanike është duke provuar që problemin në mes të dyja vendeve ta përhapë edhe te shtetet e tjera evropiane, por që këto shtete, sipas tij, nuk duhet t’i vejnë në pikëpyetje lidhjet e tyre për shkak të kësaj çështjeje.

Nga ana tjetër, zyrtarët francezë u kanë thënë agjencive perëndimore të lajmeve se Parisi aktualisht është duke shkurtuar numrin e stafit të vet në Iran dhe se do të sjellë disa prej të punësuarve dhe familjet e tyre në shtëpi.

Diplomatët iranianë të larguar nga Londra, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të hapësirave britanike në Teheran, kanë arritur sot në shtëpitë e tyre, ku janë pritur nga rreth 150 njerëz në aeroportin e Teheranit.
XS
SM
MD
LG