Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, gjatë samitit të rëndësishëm në Bruksel, janë pajtuar që ta mbështesin euron, por vetëm 23 nga 27 shtetet anëtare kanë pranuar t’i bashkohen marrëveshjes.
Pas një nate të gjatë bisedimesh, udhëheqësit e 17 vendeve që përdorin valutën e përbashkët euro dhe 6 vendet e tjera të BE-së u pajtuan për një pakt që do të impononte integrim më të madh financiar dhe rregulla më të ashpra buxhetore.
Përpjekjet e Gjermanisë dhe Francës, që kanë ekonomitë më të mëdha në eurozonë, për të ndryshuar traktatin që qeverisë Bashkimin Evropian u rrëzuan pas kundërshtimeve të Britanisë së Madhe, e cila nuk është përdoruese e euros.
Ministri britanik, Dejvid Kamerun kërcënoi me veto ndaj propozimit të BE-së për ndryshim të traktatit, sepse sipas tij, një gjë e tillë nuk hyn në interesat kombëtare të Britanisë së Madhe.
Hungaria gjithashtu tha se nuk dëshiron ta nënshkruajë marrëveshjen, ndërsa Çekia dhe Suedia thanë se dëshirojnë të konsultohen me parlamentet e vendeve të tyre.